Deri në gjashtë orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Merdarja
Pritjet e gjata në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe sot.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në kufirin e Merdares janë 5 orë e 40 minuta deri në 6 orë për të hyrë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Pritje ka edhe në pikat tjera.
Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë ndërkaq në Jarinje duhen plotë 1 orë e 40 minuta për të hyrë në Kosovë.
Probleme të ngjashme nuk ka edhe për të dalë nga Kosova. Pothuajse në të gjitha pikat kufitare, 10 minuta janë maksimumi i pritjes.