19-04-2024

Dëshmitë për krimet e serbëve dorëzohen edhe në Hagë

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99 ka përgatitur një libër me fakte dhe dokumente të krimeve të luftës në Gjakovë të cilën do t’ua dërgojnë Trubunalit të Hagës, Departamentit të Shtetit Amerikan, Gjykatës Speciale dhe Presidentit.

Përmes kësaj letre që posedon portali arbresh.info, përfaqësuesja e grupit të shoqatës, Shkëndije Hoda, ka paraqitur disa fakte të krimeve që serbët kanë kryer gjatë luftës së viteve 1998/99 në Gjakovë.

“Liber peticion dhe e faktuar me dokumente të krimeve të luftës në Komunēn e Gjakovës, gjatë periudhës 1998-1999, dedikuar Presidentit Guido Raimond nga tê drejtat e njeriut në Strasburg, Mike Pompeo sekretarit te Shtetit Amerikan, Gjykatës Special Carmel Agius, dhe Jack Smith”, ka thënë ajo.

Qëllimi i kësaj përmbledhje faktesh është të kërkoj drejtësi për të thirrurit nga Gjykata Speciale dhe të nxjerrë në pah krimet që kanë bërë serbët gjatë lutës në Kosovë.

“Një ngjarje e tillë kaq e prekshme dhe shqetësuese për popullin e Kosovës, nuk guxon ta lërë indiferent edhe Serbinë dhe të dyshuarit që zhytën duart me gjakun e shqiptarëve, dhe që kohëve të fundit është angazhuar seriozisht në ç‘njohjen dhe pengimin e Kosovës për të arritur rezultatet drejt BE. Me respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, do respektohet e tërë qenia njerëzore në Ballkan”, thuhet mes tjerash në këtë letër.

Kujtojmë se ky grup ka dorëzuar disa herë kallëzime penale për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare gjatë luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Letra e plotë:

I nderuari :  President i Tribunalit te Hages

Carmel Agiu, Mike Pompeo Sekretari i Shtetit të Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Kryeprokuror i Gjykates Speciale Jack Smith

Nisur nga ngjarja e fundit e marrjes në pyetje të luftëtarëve të UÇK-së dhe transferimi drejt Tribunalit të Hagës për të dëshmuar si dëshmitar dyshues nga Gjykata Speciale, është shumë shqetësuese dhe e pa pranueshme për popullin  Kosovës.

Ky veprim po krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, duke u nisur nga ajo, që Serbia ishte ajo që bëri krimin më të pa përshkruar mbi popullatën shqiptare të Kosovës, duke mos kursyer fëmijët dhe pleqtë.

Një ngjarje e tillë kaq e prekshme dhe shqetësuese për popullin e Kosovës, nuk guxon ta lërë indiferent edhe Serbinë dhe të dyshuarit që zhytën duart me gjakun e shqiptarëve, dhe që kohëve të fundit është angazhuar seriozisht në ç‘njohjen dhe pengimin e Kosovës për të arritur rezultatet drejt BE. Me respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, do respektohet e tërë qenia njerëzore në Ballkan.

Të nderuar,

Kjo letër do të mbështetet me disa fakte të krimeve të kryera në Komunën e Gjakovës

( përfshinë vetëm qytetin ku ne jetojmë, me shpresën se ky reagim do të vlej për çdo qytet të Kosovës), të dokumentuara me foto të masakrave, shtëpive dhe dyqaneve të djegura, shpërngulje nga vendlindjet, foto të dyshuarve që kanë bërë krime, gjithmonë duke u bazuar në dëshmitë e deponuara në Prokurorinë Speciale të Kosovës – Departamenti për Krime Lufte.

Shpresoj që ky dokument, album libër të faktuara, do të ndikoj që çlirimtarët të jenë të pafajshëm, e posaçërisht drejtësia e Kosovës dhe e ardhmja e fëmijëve të jetë e qetë, që kurrë mos ta mendojnë se mbi gjakun e baballarëve të tyre, u bë padrejtësi njerëzore dhe morale.

Ndëshkimi i Serbisë dhe pjesëmarrësve të krimeve në Kosovë gjatë luftës 1998-1999, nuk duhet të hesht, por nuk duhet të luhet as me fatin e shqiptarëve të Kosovës, që lirinë e fituan me gjakun e bijve dhe bijave të tyre.

Dëshmi mbi dëmet njerëzore dhe materiale

Bilanci i luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 është si vijon:

Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589

Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358

Zyra të vendit: 71

Shtëpi kulture: 30

Biblioteka publike dhe shkollore: 93

Objekte shëndetësore: 123

Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215

Kisha katolike: 5

Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 – 12 qershor 1999:

Të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,

1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.

296 fëmijë deri në 5 vjeç.

1.739 femra

1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.

374 banorë ende janë të pagjetur.

Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro

1 milion refugjatë të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së.

– Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte:

443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë. Pra, një total prej 782.100.

Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej :

76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani,

7.581 në Turqi, 5.829 në Itali,

5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj./Express

 

Asnjë koment

Comments are closed.