Dështon sërish heqja e homologimit të veturave
Nuk ka kaluar votimi i ndryshimit të Ligjit për Automjete, i cili do ta hiqte homologimin e veturave, raporton Gazeta Express.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar pro Projektligjit që ndryshon rregullimin me ligj të importit të veturave, në mënyrë që të hiqej pjesa e homologimit.
Lexo Edhe:
Opozita kritika të ashpra: Haskuka s’ka realizuar asnjë projekt kapital
Njëzetetetë deputetë kanë votuar pro, ndërsa 13 deputetë kundër. Kësisoj ky projektligj do të përsëritet në seancën e radhës.
Ndryshimi i ligjit është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas propozuesit Hekuran Murati, me këtë ndryshim të ligjit do t’i hiqej monopoli biznesmenit Blerim Devolli.
Homologimi i veturave është konsideruar si i panevojshëm edhe nga Bashkimi Evropian.
Për këtë shërbim, në Kosovë ka leje vetëm kompania QAK – Eurolab, e cila është në pronësi të Devollit. /Express/