25-04-2024

Opozita kritika të ashpra: Haskuka s’ka realizuar asnjë projekt kapital

Opozita prizrenase ka hedhur kritika të forta ndaj pushtetit lokal, duke pyetur kryetarin Mytaher Haskuka nëse mund të përmend ndonjë projekt kapita gjatë këtyre tri viteve të qeverisjes, të cilin e ka realizuar nga ideja deri përfundim,  shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kritika të tilla janë bërë në debatin e Haskukës me gazetaren Jeta Xharra në kuadër të debateve “Jeta në Komuna”.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Haziz Hodaj e ka pyetur Haskukën se çfarë mund t’u thotë qytetarëve për tri vjet sa po qeveris? “Cili është projekti kapital që ke realizuar gjatë mandatit? Ju asnjë projekt tuajin nuk e keni nis ose kryer? Asnjë! Prizreni kampion për çështje negative, kampion për ankesa nga operatorët në Organin Shqyrtues të Prokurimit”, ka thënë ai.

Duke dashur të sqaroj Haskuka ka përmendur ndërtimin e çerdhes së parë publike në lagjen “11 Marsi”,  si dhe ka përmendur 8 renovime të shkollave e disa projekte në shëndetësi.

Ndaj, kësaj përgjigje ndërkaq ka reaguar, kuvendarja e PDK-së, Sherifja Balaj, duke ia kujtuar Haskukës se çerdhja të cilën e përmend nuk është projekt i tij, por ka qenë planifikim buxhetor në mandatin e fundit të ish-qeverisjes së PDK-së.

Hodaj po ashtu ka pyetur Haskukën nëse mund të thotë për ndonjë konkurs në arsim, të nisur dhe përfunduar pa afera.

Ndryshe opozita në Prizren, disa herë e ka kritikuar qeverisjen e Haskukës se për mungesë vizioni ka kthyer mbrapsht në Prishtinë, si tepricë buxhetore, mbi 5 milion euro, ndërkohë që komuna ka nevoja të shumta, sidomos në riparimin e rrugëve, investime kapitale, etj.

Në këtë kontekst, kryetari i opozitës në Prizren, Shaqir Totaj (PDK), si edhe përfaqësues të AAK-së në Kuvendin e Prizrenit, disa herë e kanë kritikuar Haskukën si një kryetar turist, “që nuk jeton në Prizren” , ndërsa qeverisjen e tij si “qeveri axhamish”. / GazetaePrizrenit.net /

Lexo Edhe:

Kërcënohet asamblistja e VV-së pasi kritikoi kryetarin e Prizrenit, Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.