20-04-2024

Kërcënohet asamblistja e VV-së pasi kritikoi kryetarin e Prizrenit, Haskuka

Kështu ka shkruar asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Dafina Alishani, e cila përmes telefonatës është kërcënuar, pasi një ditë më parë kishte kërkuar llogari nga Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Haskuka ishte i ftuar në emisionin “Jeta në Komunë” për të debatuar për qeverisjen e Prizrenit në tre vitet e fundit.

Asamblisjta e LVV-së, Dafina Alishani ka kërkuar sqarime nga kryetari Haskuka rreth shfrytëzimit të pronave komunale nga gratë. E njëjta gjithashtu ka kërkuar llogari nga kryetari Haskuka se a monitorohet respektimi i planit të biznesit në bazë të të cilit plan janë mare në shfrytëzim pronat e Komunës.

Gjatë ditës së sotme kuvendarja Dafina Alishani ka shkruar se është kontaktuar përmes telefonit nga burri i “ndërmarrëses” e cila ka fituar një pronë komunale në shfrytëzim, respektivisht një lokal në zonën Shatërvan, dhe përmes telefonit nga i njëjti i është thënë që asamblisjta të mos e ngrit këtë temë më për diskutim “mos fol më për këtë temë”.

Dafina Alishani ka sqaruar se ajo në kohën kur ka parashtruar pyetje nuk e ka cekur se për cilin lokal bëhet fjalë, “a mos e ke mizën ndër kapuq që e paske gjetë veten në atë pyetje” ka shkruar Alishani.

Tutje ajo ka sqaruar se edhe fakte tjera të cilat e vejnë në dyshim dhënien e kësaj prone komunale.

“ Ti ke fat që jeton në Kosovë e Prokuroria ta zgjatë lëndën e nuk dënohesh e ki guxim me më thirre “ ka shkraur tuje Alishani.

E njëjta në fund ka shkruar se derisa është interesi i qytetit dhe barazia e grave në shoqëri, “mblidhuni të gjithë burrat e thirrmëni tanë ditën në telefon se nuk mundeni me më ndal në mendimin dhe aktivizimin tim. Qoftë si asambleiste qoftë si qytetare”.

Për lokalin në fjalë Prokuroria Themelore e Prizrenit a ngritur aktakuzë ndaj 3 ish-drejtorë, një asamblistë dhe një anëtari të shoqërisë civile, të gjithë si pjesë e komisionit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim.

Levent Kasëmi, Fejzë Kabashi dhe Refik Shaqiri që të gjithë tashmë ish drejtorë janë pjesë e aktakuzës, sid he asamblisjta Ganimete Babuna nga NISMA, dhe Arest Shporta.

Aktakuza ka të bëjë me tenderin publik për lokalet që janë pronë e Komunës së Prizrenit, të cilat Komuna i jep në shfrytëzim me qira.

Të gjithë të akuzuarit kanë qenë pjesë e Komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, përderisa kryetar i Komisioni ka qenë akuzuari drejtori Levent Kasëmi, e zëvendëskryetar drejtori Fejzë Kabashi.

Në aktakuzën e Prokurorisë së Prizrenit thuhet se më 18 mars 2019 të akuzuarit duke vepruar në cilësi të personave zyrtar nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare të përcaktuara me ligj dhe njëkohësisht i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore.

Sipas Prokurorisë që të gjithë të akuzuarit me dashje e kanë shkelur kriterin e vetëm të ankandit publik dhe Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës.

“Përzgjedhja e fituesit bëhet në bazë të një kriteri dhe atë të çmimit më të lartë të ofruar, duke favorizuar ofertuesen F.B. në dëm të të dëmtuarit Albert Doqi i cili nuk është përzgjedhur si përfitues i ankandit edhe përkundër faktit se i dëmtuari kishte kuotuar me çmim më të lartë”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës ofertuesi, në këtë rast i dëmtuari Albert Doqi kishte ofruar shumën prej 25.20 euro për m2, për lokalin që gjendet në Shatërvan, ndërsa ofertuesja të cilës i është dhënë lokali me qira kishte ofertuar në shumën prej 20.06 euro për m2.

Prokuroria në aktakuzën ndaj 5 zyrtarëve të Komisionit ka  theksuar se përkundër faktit se në bazë të dokumentacionit të prezantuar dëshmohet se përfituesja e lokalit nuk ka pasur përvojë në menaxhim dhe zhvillim të biznesit, Komisioni e ka poentuar me pikë maksimale.

I dëmtuari Albert Doqi kishte paraqitur ankesë në Komisionin e Ankesave, i njëjti Komision e kishte aprovuar ankesën e palës së dëmtuar, dhe përmes një vendimi e ka kthyer çështjen në rishqyrtim.

Por, sipas Prokurorisë përkundër këtij fakti, Komisioni i përbërë nga pesë të akuzuarit ka potencuar se qëndrojnë para njoftimit  ku janë shpallur fituesit e ankandit për shfrytëzimin me qira të lokaleve – pronë komunale./Lajm365/GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.