Detaje për vdekjen e një personi, që u gjet i vdekur në malin që po digjej
Një 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një mal të përfshirë në zjarr në fshatin Rezallë të Skenderajt pasditen e së hënës.
“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”, thotë ai.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes”.
Trupi i viktimës, sipas Zahitit, është dërguar për obduksion në institutin mjeko-ligjor.
P. S Foto nga arkivi