Detaje për vdekjen e të moshuarit në Prizren
Policia ka dhënë disa hollësi për vdekjen e mbrëmshme të një të moshuari, i cili u gjet pa shenja jete në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit.
Sipas njoftimit, se viktima mashkull i komunitetit boshnjak kishte qenë i shtrirë në tokë pa shenja jete në rrugën “Rrustë Kabashi”.
“Rr. Rrustë Kabashi, Prizren 08.02.2020 – 18:25. Ankuesi mashkull K-Turk ka informuar se për deri sa ishte duke ecur kishte hasur në një person të moshuar, i cili ishte i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.
Vdekjen e viktimës mashkull K-Boshnjak, e ka konstatuar mjeku Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaePrizrenit.net