Detaje tronditëse: Gjashtë nxënës të plagosur nga atentati ndaj autobusit në Deçan, tre në gjendje të rëndë!
Nga atentati ndaj autobusit në Deçan ka mbetur i vrarë shoferi i autobusit, ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë nxënës, tre prej tyre në gjendje të rëndë dhe tre pak më lehtë.
Shoferi i autobusit është nga fshati Skivjan, ndërsa kompania e autobusit është “Erblini” me seli në Gjakovë.
“Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti“. /Sinjali/