24-11-2024

Dhjetë nxënës përjashtohen nga testi i Maturës në Prizren e Gjakovë

Maturantët e Prizrenit dhe Gjakovës përfunduan pjesën e dytë të Testit të Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), pas takimit të rregullt, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së tretë, të pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore, e cila është mbajtur në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës ka vlerësuar se, procesi i testimit në përgjithësi ka shkuar mirë.

Siç njofton MASHT, Komisioni në bazë të raporteve të pranuara nga regjioni në të cilin maturantët sot i janë nënshtruar Testit të Maturës, ka mbledhur edhe të dhënat lidhur me gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, ku në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se për shkak të mospërfilljes së rregullave të testimit, janë përjashtuar nga procesi 10 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat.

KShM po ashtu, ka inicuar masa disiplinore sipas legjislacionit në fuqi ndaj 1 administruesi.

Komisioni Shtetëror i Maturës, falënderon Drejtoritë Komunale të Arsimit, Policinë e Kosovës, komisionerët, administruesit, monitoruesit dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror./ksp/

Asnjë koment

Comments are closed.