Diellor Beseni, e ardhmja e Lirisë
Skuadra e Lirisë së Prizrenit humbi ndeshjen e parë të stinorit pranveror në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Por, ekipi nga Prizreni fitoi një lojtar për të ardhmen, transmeton KTV.
Bëhet fjalë për Diellor Besenin, që të hënën debutoi si 16-vjeçar për prizrenasit në elitën e futbollit kosovar.
Debutimin ia prishi humbja e pësuar nga Feronikeli, por ai shpreson që në të ardhmen t’u gëzohet edhe fitoreve.
Mesfushori, që të hënën luajti gjatë gjithë ndeshjes në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U17. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të luajë për Kosovën.
Për Diellorin pritje të mëdha kanë edhe në klubin Liria.