Digjen disa hektarë mal në fshatra të Prizrenit e Dragashit, Policia raporton për rastet
Disa hektarë mal janë djegur dje në dy fshatrat të Prizrenit dhe Dragashit, Peçiç dhe Rapç.Sipas raportit 24 orësh të policisë në Rapq të Dragashit dyshohet se zjarri është shkaktuar nga defekti në një shtyllë elektrike.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë vënë zjarrin në kontroll, mirëpo për shkak të erërave të mëdha ka rrezik që të përhapet përsëri. Nuk raportohet për të lënduar.
Kurse, në male të Prizrenit ende nuk dihen shkaqet se pse ka shpërthyer zjarri.
Zjarrfikësit i ishin përgjigjur thirrjes, por për shkak se terrenit të papërshtatshëm nuk kanë arritur të intervenojnë, nuk raportohet për të lënduar.
Lexo edhe:
Shaqir Totaj, kryetari me pak “LIKE” (pëlqime)!