Lista Serbe me këtë rast kërkoi nga KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës të identifikojnë personat që shkruan këta grafit, shkruan Kosovo Online.
Sipas këtij mediumi serb, një grup shqiptarësh vendosën mbishkrime UÇK në shtegun e alpinizmit Via Ferata-Berim, dhe më pas postuan fotot në Instagram.
“Ajo që është veçanërisht shqetësuese është se personat në fotografi janë veshur me uniforma të maskuara me tyta të gjata, dhe shtrohet pyetja, kujt i duhet një provokim i tillë në këtë kohë dhe për çfarë qëllimi?”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe, transmeton KP.
Lista Serbe u bën thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që urgjentisht t’i identifikojnë dhe arrestojnë këta persona.
“Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë që të gjitha autoritetet të rrisin vigjilencën dhe veprimet parandaluese në mënyrë që të ruajnë paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve, veçanërisht komuniteteve joshumicë”, tha Lista Serbe në një deklaratë.