Hidhet shorti në KQZ, Kjo është renditja e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Valdete Daka, kryetare e Komisionit qendror të Zgjedhjeve tha se KQZ mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve, teksa ftoi subjektet politike të respektojnë Kushtetutën, pasi vetëm në këtë mënyrë zgjedhjet do të jenë të pranueshme për të gjithë.

Kjo është renditja e partive politike sipas shortit:

-Partia Demokratike e Kosovës (112)

-AAK-PSD (119)

– Lidhja Demokratike e Kosovës (134)

– Lëvizja Vetëvendosje (126)

-Nisma-AKR-PD (122)

-Partia Euroatlantike e Kosovës (129)

– Partia “Fjala” (125)

-Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (131)

-Lista Serbe (135)

-Gradjanska Iniciativa Gore (133)

-Koalicioni Vakat (124)

-Kosovonevi romani Partia (130)

-Partia Liberale Egjiptiane ( 111)

-Esmir Kasi (132)

-Pogred Zagora (117)

– Partia e Ashkalinjve për Integrim ( 113)