19-04-2024

Diplomati Kosnett në Krushë të Madhe: SHBA do të angazhohet në çështjen e personave të pagjetur

Selami Hoti, kryetari i fshatiti e njoftoi atë për historinë e 64 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aty Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështje.

“E di që keni marrë shumë premtime andaj nuk dua ta bëjë një të tillë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen që në bashkëpunim me Serbinë ta zgjidhin çështjen e personave zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Kosnett, njofton Klan Kosova.

Më pas në njërën nga kafiteritë e fshatit amerikani dëgjoi historitë e banorëve të Krushës të përjetuara gjatë luftës së fundit.

Asnjë koment

Comments are closed.