02-12-2024

Në Gjakovë protestohet për rikthim në punë të komandantit e policëve të suspenduar

Një grup i qytetarëve kanë protestuar sot para stacionit të Policisë në Gjakovë, duke kërkuar të kthehen në punë pesë policët dhe komandanti i këtij stacionit, Kristë Gjokaj, që u suspenduan ditë më parë pas një vendimi të IPK-së, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Qytetarët me moton “Pushteti, policia, hajnat”, kanë kërkuar që ata të kthehen sa më shpejt në punë.

Organizatorët së bashku me avokatin Tomë Gashi kanë kërkuar të takojnë drejtorin rajonal të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishtën.

I njëjti ka dalë para protestuesve, duke mirëpritur protestuesit, para të cilëve ka thënë edhe stacioni është 140 policë në mungesë, e nuk ka hapësirë për mungesa të tjera.

Protesta është thirrur pas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë, përshirë komandantin Kristë Gjoka, vetëm pse para një viti kishin kapur në flagrancë dhe i ishin kundërpërgjigjur me të shtëna, një grabitësi të armatosur që duke provuar t’i ikte policisë kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Kujtojmë se vendimi i Drejtorisë së Policisë për të suspenduar policët që kryejnë punën e tyre dhe arrestojnë grabitësit, ka ardhur në kohën kur grabitjet e armatosura dita-ditës po kthehen shqetësim për shoqërinë në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.