23-11-2024

“Distant Constellation” dhe “Gardhi” vulosin “DokuFestin”

Dokumentari i cili sjell rrëfimet e disa banorëve në shtëpinë e pleqve, të cilët të frikësuar nga lufta gjejnë prehje duke i kushtuar vëmendje kamerës, mori çmimin kryesor të edicionit të 17-të të “DokuFestit”.

“Distant Constellation” i regjisores turke Shevaun Mizrahi, i cili më shumë fokusohet në marrëdhëniet me idetë personale të personazheve, duke mëtuar që të sjellë një lloj monologu të brendshëm, por në të njëjtën kohë duke eksploruar botën e të moshuarve, u zgjodh më i miri në garën “Balkan Dox”, shkruan Koha Ditore.

Por befasia e mbrëmjes qe triumfi i filmit të regjisores së njohur kosovare Lendita Zeqiri. “Gardhi” u zgjodh më i mirë në garën “International Shorts”. Fitorja në këtë rast e këtyre dy grave, në gara shumë të rëndësishme dhe të forta, ia dha vulën motos së vitit të kaluar të festivalit: “E ardhmja është vajzë”. Këta janë vetëm nga 260 filma gjithsej sa u shfaqën këtë vit në 10 kinematë e “DokuFestit”. Njëqind prej tyre ishin në garë. Me thirrjen “Ashtu si jemi”, festivali këtë vit bëri thirrje për “Reflektim”, duke u dhënë zë çështjeve të ndryshme, si luftimi i stigmës, fuqizimi i grave, barazia dhe gjendja politiko-shoqërore. Një gjë e tillë u bë nëpërmjet programit të filmave, debateve, ligjëratave e performancave.

Në gjashtë kategoritë garuese këtë vit, sikur dhe herëve të kaluara, njerëz të fushës u bënë pjesë e jurive për përzgjedhjen e filmave fitues.

Juria në përbërje prej Goran Deviq, Marina D. Richter, Tara Judah, për kategorinë “Balkan Dox”, ia ndan çmimin Mizrahit duke e cilësuar si “film i përkryer.

Asnjë koment

Comments are closed.