02-12-2024

Ditë e frytshme: Dy lindje binjakësh në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar nëntë raste të lindjeve, ndërsa në dy raste lindjet kanë qenë gemellare (binjak), transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

6 meshkuj
5  femra

Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është lindja e dy rasteve të lindjeve gemelli (binjak) dhe se në të dyja rastet, të porsalindurit kanë qenë të një gjinie. Pra në këto rast në jetë kanë ardhur dy djem dhe dy vajza. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.