Djaloshi nga Prizreni humb jetën tragjikisht në Zvicër
Një djalosh nga Prizreni ka humbur jetën tragjikisht në Zvicër, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Bëhet fjalë për Lirim (Islam) Osmankajn me prejardhje nga fshati Lugishtë e Hasit.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit, që ka punuar në Zvicër.
Referuar njoftimeve nga familjarët, i ndjeri ishte në një liqen për peshkim derisa anija ishte mbushur me ujë. /GazetaePrizrenit.net