24-11-2024

“Do ta paguani me jetë”, arrestohet i dyshuari që kërcënoi policët në Prizren 

Është arrestuar një person në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.

Ai dyshohet se është ndaluar për kundërvajtje dhe nuk ka zbatuar urdhërat policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë duke iu thënë “do ta paguani me jetë”.

Ai pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Remzi Ademaj, Prizren 04.10.2023 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: “do ta paguani me jetë”. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

Asnjë koment

Comments are closed.