22-11-2024

“DokuFest” sjell programin për historinë njëqindvjeçare të Tajvanit

Në festivalin që e ka vënë Kosovën në hartën e kinematografisë botërore, për herë të parë, do të prezantohet një retrospektivë e filmave tajvanezë, shkruan sot “Koha Ditore”.

I titulluar “Birth of a Nation: Focus on Taiwan” (Lindja e një kombi: fokusi në Tajvan) program i veçantë i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar e të shkurtër “DokuFest”, do ta njoftojë audiencën kosovare me çështje shoqërore e politike të vendit aziatik, duke sjellë edhe referenca në historinë turbulente të Tajvanit, meqë do të shfaqë filma të hershëm të viteve ’60 e ’80. Edicioni i 17-të i “DokuFestit” do të mbahet prej 3 deri më 11 gusht.

Drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar të Tajvanit, Wood Lin, është ftuar ta kurojë programin me 20 filma, nëpërmjet të cilëve në ekran pasqyrohet periudha pothuajse njëqindvjeçare e historisë së Tajvanit, duke nisur nga koha e kolonisë japoneze e deri tek lëvizja “Luledielli” e udhëhequr nga studentët, më 2014.

Veton Nurkollari, drejtor artistik i “DokuFestit”, ka dhënë arsyet se përse ky program është i veçantë.

Asnjë koment

Comments are closed.