20-04-2024

Dorëzohet kërkesa për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Kuvendarët e NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, sot iniciuan procedurën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit në Prizren lidhur me gjendjen e rëndë në arsim dhe siç thuhet ndërhyrjet politike të kryetarit Mytaher Haskuka në mbarëvajtjen e procesit arsimor, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Me mbështetje të 23 nënshkrimeve nga kuvendarët e të gjitha subjekteve opozitare (NISMA, PDK,LDK,AAK) presim që debati lidhur me gjendjen e rëndë në arsimin prizrenas të kontribohet në Kuvendin e Prizrenit nga të zgjedhurit e qytetarve që të bie në binarët e vetë”, thuhet në njoftimin e NS në Prizren.

Sipas ligjit, në afat prej 72 orësh kryesuesi i KK-së duhet ta thërras mbledhjen e organit më të lartë tê Prizrenit./ GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.