24-04-2024

Paraburgim të akuzuarit për shitje të narkotikëve në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprës penale sulmi ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar njoftimit, ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së, për të pandehurin me iniciale A.K., sepse me datë 22.08.2020 rrethe orës 20:10 minuta ka poseduar pa autorizim me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substancë të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuan, në atë mënyrë që pasi haset nga zyrtarët policor në Prizren e për të cilin kanë pasur informatë të mëhershme se është duke shitur substancë narkotike, kërkon që të ndalet dhe pasi i prezantohet si zyrtar policor.

I njëjti fillon ta shtyjë dhe ta godet me duar dhe këmbë në trup këtu zyrtarin policor dhe duke vrapuar largohet në drejtim të Stacionit të Autobusëve, me ç ‘rast kur arrijnë ta ndalin tek i njëjti gjejnë sasi të konsiderueshëm të substancës të dyshuar për narkotikë të llojit marihuan, thuhet në njoftim nga Gjykata Themelore e Prizrenit. /GP

Asnjë koment

Comments are closed.