Dr. Arsim Berisha nga Prizreni, emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Kryeministri, Albin Kurti ka emrëruar sot edhe një zëvendësministër.Ai është Arsim Berisha, i cili është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë.

Lajmi është bërë i ditur për media nga Zyra e Kryeministrit.

Ndryshe, dr. Arsim Berisha për shumë vite ka qenë i angazhuar në Kujdesin Parësor të Prizrenit, ndërsa para tre vitesh është emëruar kryeshef i mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, duke qenë një ndër njohësit më të spikatur të politikave shëndetësore në këtë komunë.