Drita e vulos çështjen e Kampionit në Superligë, mposht Ballkanin
Drita arriti të shënojë fitore ndaj FC Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.
Me këtë fitore skuadra nga Gjilani, e vulos çështjen e kampionit për sezonin 2025/26.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 24-të ku autor ishte Besnik Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa goli I dytë në ndeshje erdhi në minutën e 85-të ku autor ishte Abdoul Dante.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 në favor të Dritës, ndërsa me këtë rezultat, Drita shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e parë, 11 pikë më shumë se Ballkani, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.
Kjo është hera e pestë në histori të klubit të “Intelektualëve” që arrijnë të shpallen kampion.
Pas kësaj arritje, FC Drita arrin gjithashtu edhe kuotën për pjesëmarrje në Champions League sezonin e ardhshëm.

