Haxhi Avdyli i ankohet Kurtit se po i thonë “bir shk*au”: Më keni prekë në plagë që nuk ua lejoj
Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas fyerjeve dhe akuzave të publikuara ndaj tij dhe familjes së tij në rrjetet sociale.
Ish-deputeti kujtoi angazhimin e tij politik ndër vite dhe mbështetjen që i kishte dhënë Lëvizja Vetëvendosje, duke akuzuar militantë të lidhur me partinë për gjuhë linçuese ndaj tij.

Ai deklaroi se do të vazhdojë aktivitetin politik për ta mbajtur larg pushtetit këtë frymë politike.
Postimi i plotë:
Erdhi dita…
Albin Baba, me na sha gjenezën familjare, babën tim të ndjerë me na shpallë spiun, e mua bir UDBashi, bir shkjau.
Këto ditë, janë qindra postime e mesazhe që kam marr privat e publik, sharje, fyerje e kercenime.
Por tash më keni prek në plagën që nuk ua lejoj.
Me keni prek në BACËN DAN.
Edhe pse kurrë më jetë skam qenë anëtar i VV–së, kam ndihmuar fitoren e VV në Prizren 2017, skam votuar rrezimin e Qeverisë Kurti 1, ne vitin 2020, kam ndihmuar me mish e shpirt 3 fitore të zgjedhjeve duke dal ndër më të votuarit, e kam qendruar besnik në votë deri ne fund dhe ja ku arriti mjerimi i një organizate.

Për ata që e njohën edhe ia dinë virtytet, por për ju që se keni njohur Baci Dan, baba im i ndjerë që ka shumë vite që ka vdekur, patriot per aq sa iu ka dhënë mundesia, i cili tërë jetën ka punuar nga 12 orë punë më të rënda nga viti 1960-2000,vetëm që 5 fëmijët e tij të shkollohen e të kenë një kulm mbi kokë, duke luftuar tërë jetën per plotesimin e nevojave tona eksistenciale dhe edukim sa më të mir atdhetar e pune.
Sot BACI DAN, heroi im, personi im më rëndësishëm në jetë , po rrotullohet në varr nga faqet e xhematit të Albin Babës.
Unë, biri i Danit, i rritur ne demonstrata, e mjek lufte nga 1998- deri në diten e fundit pa dal asnjë ditë jashtë Kosoves se djegur, kirurg nga viti 2004 që mijëra Kosovarë të gjallë të operuar e trajtuar nga duartë e mia, po shpallem bir UdBashi, bir shkjau, që kemi qit në pritë njësitë e lloj lloj marrie.
Vetëm e vetëm që nuk e lëshova rrugën e veprimit politik si ne vitin 2015-,2021-e 2025, krah Vjosa Osmani për kauzat tona me Albin Babën, të ashtuquajtura kauza të ndryshimit në këtë shtet.
Ne as borgj sju kemi, as frigën nuk a kemi.
Pse pra ju po frigoheni kaq shumë nga ne…
Pse gjithë kjo panikë për humbjen spektakulare që keni me marrë me 7 qershor.
Apo ndoshta humbja, e juaj ka për të zbuluar fytyrën e vërtetë të keqperdorimeve apo çka keni, që jeni çmendur kështu.
Pse duhet çdo person që nuk mendon njëjtë si baba juaj ideologjik, me na sha edhe eshtrat e baballarëve tanë në varr.
Edhe a dini kënd jeni tu sha…
Atë që ua ka cilësuar babën tuaj ideologjik , si njeri më intelegjent në politikë. Por a dini çka, ai intelegjent edhe është, por njeri, dhe shqiptarë i mirë kurrë ska për tu bërë derisa ju cyt juve me prek në eshtrat e shqiptarëve të ndershëm të ketij vendi .
Por sot, mua më duhet që të betohem para varrit të tij dhe të gjithë heronjëve tanë që me punu edhe më fortë për të ju mbajtur sa më larg pushtetit, njëherë e përgjithmonë.
Sepse jeni duke shkel çdo moral njerëzor, çdo kod kanunor, traditë e miqësi për të ruajtur atë pushtet të fituar me propagandë e linqim….
