Dua Lipa e lumtur që po mban festival në Prishtinë
Këngëtarja Dua Lipa është paraqitur në një konferencë për media së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa. Ajo ka thënë se ndjehet shumë mirë që gjendet në Prishtinë.
“Po më vjen shumë mirë që jam këtu sonte, edhe që po e bëjmë një festival që po mendoj që për nja dy vjet kemi fol për këtë festival për me bo diçka ma interesant në Prishtinë”, u shpreh Lipa.
E pyetur nëse ka diçka më shumë që ajo dëshiron të arrijë, ajo është shprehur entuziaste për të ardhmen.
“Po, patjetër, unë mendoj se me çdo gjë ka gjithë diçka tjetër që donë me arrit, me krejt këto senet e vogla që bëhen, bëhet një e madhe. Ky është vetëm fillimi i karrierës sime”, tha ajo.
Kurse Dukagjin Lipa, e vlerësoi këtë natë si të veçantë.
“Jemi duke u munduar me bë një projekt, kemi kënaqësi me thanë që sot e kemi edhe kryetarin e komunës, Shpend Ahmetin këtu”, tha ai ndër tjerash.
Dukagjin Lipa tha se ky festival nuk mund të realizohej pa miqtë vendor, dhe ata nga jashtë./k.info