18-05-2024

Largohen nga qendra e Prizrenit aparatet për boksim

Aparatet elektronike në të cilat personat, që kanë provuar fuqinë e goditjes në formë të grushtimit,  nuk do të jenë më në qendrën e Prizrenit, në sheshin “shatërvan” ku ishin vendosur javët e fundit,  transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

 

Ato janë larguar nga inspektorët në kujdestari, të cilët kanë konfiskuar 6 aparate të tilla të boksitit.

 

Në njoftimin për opinion, thuhet se kjo është bërë sipas urdhëresës së Drejtorisë së Inspektorateve, pasi në këtë shesh nuk janë të lejuar lodrat për zbavitje.

 

“Përkundër kësaj ndalese, në shesh gjatë orëve të natës kontrabandohen këto “lodra”. Për përfitime personale, sheshi ynë më i bukur – Shadërvani, shëmtohet dhe bëhet i pakalueshëm për shumë qytetarë dhe vizitorë të qytetit. Komuna do të vazhdojë të largojë këta shëmtues të sheshit deri sa të vetëdijesohen qytetarët e pandërgjegjshëm”, thuhet në njoftim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.