Dua Lipa përzgjedhë fotografitë nga Gramy Awards( FOTO)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa natën e mbrëmshme është nderuar me çmimin “Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”.
Krahas shumë fotove të publikuara për ceremoninë e mbrëmshme në rrjetet sociale nga persona të shumtë, Lipa sonte në rrjetin social Facebok ka publikuar fotot e përzgjedhura nga vetë ajo.
Dua Lipa në ‘Grammy’ shkëlqeu edhe me performancën e saj. Ajo u shfaq me një fustan glamuroz ngjyrë rozë, para se të shoqërohej në skenë nga reperi DaBaby për interpretimin e hitit “Levitating”./ KultPlus.com

