Duda Balje-Lajçakut: Ne e duam atdheun tonë Kosovën, s’vjen në shprehje të ndryshohet Kushtetuta
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka quajtur të papranueshme kërkesën e emisarit sllovak, Mirosllav Lajcak, që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar Asociacionin e Komunave Serbe, raporton Express.
“Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!”, ka thënë Balje.
Sipas saj një gjë e tillë nuk vjen fare në shprehje.
Lexo edhe:
Rrena e kryetarit Haskuka rreth dënimit të ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susurit (dok)
Reagimi i plotë:
Porosi për ata që frymëzojnë ndërrime kushtetuese !
Shteti im Kosova është vatër e konfirmimit të fuqishëm të shtetit më afirmativ të të drejatve të komuniteteve joshumicë.
Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!
Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurr kurfarë ndryshimi kushtetues.
Shembull tipik i lajthitjeve dhe lavirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK!
Ne boshnjakët e adhurojm atëdheun tonë Kosovën kështu siq është dhe i jemi falenderues përjetësisht për mundësin e barabart që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqipëtar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror!
Larg duart nga improvizimet siq është ” Republika Sërpska”!
Dhe për fund dy pyetje shumë domethënëse!
Si do të jetojnë komunitetet tjera jo sërbe në ASK – si është kjo e rregulluar ?
Kur do të arrihet konsenzusi minimal i partive politike shqiptare në raport me Sërbin?