Këta janë tre kosovarët që vdiqën dje në Gjermani

Policia gjermane të premten për Gazetën Express ka konfirmuar vdekjen e 3 personave në Gjermani duke theksuar se bëhet fjalë për 2 persona me shtetësi kosovare dhe një të tretë për pasaportë zvicerane, por që të tre kanë mbiemrin e njëjtë.

Komisari i Policisë, Mark Gmünder, ka treguar edhe inicialet e tre personave të cilët kanë vdekur pasi janë përplasur me një kamion.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për personat me inicialet B.K, Z.K dhe F.K, të cilët kanë qenë duke udhëtuar drejt Zvicrës.

Siç shkruajnë mediat gjermane, mosha e të vdekurve është (12), (18) dhe (35), dhe dyshohet se janë nga Ferizaj.

Lidhur me këtë aksident ka reaguar edhe ambasada e Kosovës në Berlin, e cila ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Derisa ditë më parë në Gjermani kanë vdekur tragjikisht edhe dy vëllezër nga Deçani, të cilët janë goditur nga një tren derisa po shkonin në shkollë./Express/