23-11-2024

Duda Balje shtron iftar për kategorinë me aftësi të veçanta në Prizren (FOTO)

Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës, edhe sivjet ka vazhduar traditën me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shtruar iftar për kategoritë me aftësi të veçanta në Prizren.

Të pranishëm ishin mbi 300 persona.

“Iftari ynë i katërt i përbashkët. Për mua jeni te veçantë dhe të vetmit. Unë sot kam fituar edhe një ditë të paharruar të jetë sime…për shkak te Juve ! Faleminderit për përqafimet, buzëqeshjet, mirësinë…për mua jeni të vetmit ! E falënderoj Zoti që ma dha mundësinë të ju njoh dhe t’ju kem mysafir në iftarin e paharruar”, ka shkruar Balje në Facebook, ku ka publikuar edhe shumë foto:

Asnjë koment

Comments are closed.