26-04-2024

Tre të lënduar në një aksident në Rahovec

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti, kur një shofer ka humbur kontrollin nw Rahovec.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje pasdite .“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin mbi veturën , ka dalur jashtë rruge me ç’rast ka goditur një lis”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjer, një mashkull dhe dy femra dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.