Duda Balje u “çartet” deputetëve: A e dini çfarë mesazhi të keq keni çu dje
Deputetja Duda Balje ka reaguar ashpër pas debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës dhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit, raporton Express.
Në takimin e Komisionit per te Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona te Pagjetur dhe Peticione, Balje u është drejtuar anëtarëve të komisionit, duke i pyetur nëse janë në dijeni për mesazhin e keq që e kanë përcjellë.
“…kam pa edhe disa media në Serbi, shumë mesazh të keq kemi çu dje. Mos e përmendni pozitën e opozitën këtu, nuk është fer për të pagjeturit. A e dini bre çfarë mesazhi kemi çu?…”, ka thënë Balje./Express