25-11-2024

Dy persona të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese

Dy persona janë ndaluar në Prizren të dielën për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prizren, Prishtinë, Ferizaj e Vushtrri ka ndalim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Personat në Prizren janë liruar me procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.