18-04-2024

Dy shkolla dhe një çerdhe, Suhareka kishte një ditë suksesi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është një nga kryetarët më aktiv në vend. E ndryshimet që po bëhen në Suharekë, po vërehen thuajse çdo ditë.

Por sot ai ishte fokusuar pikërisht në sferën e arsimit.

Muharremaj sot ka përuruar dy shkolla, një prej tyre në Dobërdelan dhe një tjetër në Leshan.

Lexo edhe: 

Ndër dështimet e shumta, Komuna e Prizrenit edhe me mungesë transparence (Dokument)

Përpos kësaj Muharremaj ka publikuar edhe një video nga punimet që po realizohen në çerdhen e re në Suharekë.

“Edhe në Leshan e përuruam shkollën e re e cila ka qenë kërkesë dhe nevojë e banorëve…”, shkroi ndër të tjerash Muharremaj.

Duhet përkujtuar që arsimi është një nga pikat kyçe në vend, e që puna në drejtim të kësaj lamie është mëse e nevojshme.

Asnjë koment

Comments are closed.