24-11-2024

Dy vjet burg prizrenasit për shitjen e dyfishtë të tokës

Personi me inicialet I.A nga Prizreni është dënuar me dy vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për mashtrim. Gjykata e Themelore e Prizrenit ia ka shqiptuar këtë masë pasi ai ka mashtruar një burrë tjetër duke bërë pazare rreth një prone prej 15 ari vend-truall, vlera e te cilit ishte rreth 28 mijë euro.

Sipas aktakuzës gjersa i dëmtuari me iniciale F.SH. paraprakisht e kishte bërë pagesën duke ia dërguar 18 mijë euro  përmes “Raiffaisen Bank” dhe 10 mijë euro përmes “ProCredit Bank” të pandehurit me iniciale I.A, dhe  i njëjti për të njëjtën pronë i ka fshehur faktet duke ia shitur parcelën edhe personit tjetër.

Aktakuza e ngarkonte të akuzuarin me iniciale I.A, me veprën penale të mashtrimit, sipas aktakuzës kjo vepër është kryer në shkurt të vitit 2013.

I akuzuari I. A, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, e ka mashtruar apo e ka vënë në lajthim të dëmtuarin me iniciale F.SH

Asnjë koment

Comments are closed.