25-04-2024

Dyfish më shumë vajza se sa djem të lindur së fundi në Prizren

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 19 lindje.

Ky përbën një numër relativisht të ultë të lindjeve, për një komunë si Prizreni, të dytën pas kryeqendrës, ndërsa drejtues të spitalit më herët kanë potencuar shqetësimet për numrin në rënie të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe bëhet fjalë për 13 vajza dhe 6 djem.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.