18-04-2024

Personi që u gjet pa shenja jete në Prishtinë është biznesmen i njohur

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Garibaldi” dhe po merret me rastin.

Indeksonline mëson se personi që dyshohet se është vetvrarë është Ilaz Beqiri, pronar i agjencisë “Veneta Travel”.

“Rreth orës 09:30 kemi marrë informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.

Menjëherë njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në raportin fillestar të policisë./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.