19-04-2024

Ia panë sherrin një videoje të postuar në internet, arrestohen tre persona afër Malishevës

Tre të dyshuar janë arrestuar fshatin Tërpezë të Malishevës, pasi që në bazë të një videoincizimi të postuar në rrjetet sociale, gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, atyre u janë konfiskuar dy pistoleta me gaz dhe një fishek.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.