05-05-2024

Dyfishohen pacientët shkaku i vapës në Spitalin e Prizrenit

Rritja e temperaturave si dhe numri i lartë i aksidenteve në komunikacion, kanë shtuar rastet për ndihmë mjekësore për muajin korrik 100% në krahasim me muajin paraprak, njofton shefi i repartit të Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, dr. Kujtim Kryeziu.

Ai njofton se me shtimin e rasteve është rritur edhe numrin i patologjive që arrijnë në këtë repart. Si pasojë e temperaturave të larta , veç kanë filluar të shtohet numri i personave që kërkojnë shërbime mjekësore, ndërsa kemi edhe raste të pacientëve që përdorin ushqime joadekuate, ndërsa edhe rastet e aksidenteve janë shtuar shumë, njoftoi dr. Kryeziu. Aktualisht kemi kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me këto raste, ndërsa pritet që të kemi staf më të shtuar të teknikëve medicinal, theksoi më tej dr. Kryeziu.

Ai këshillon qytetarët që, fare mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit, sidomos personat me probleme shëndetësore, meqë gjendja e tyre mund të përkeqësohet. Qytetarët këshillohen që pa ndonjë arsye të dalin në temperatura të larta, si dhe mos të dilet edhe në komunikacion, për shkak të pranisë së madhe të automjeteve nëpër rrugë.

Ndryshe, rastet të cilat më së shpeshti kërkojnë shërbime emergjente mjekësore janë të sëmuret që vuajnë nga sëmundjet neurologjike, goditjet në tru, goditje në zemër, të sëmurët me hipertension kronik, me hipertension jo aq mirë të menaxhuar, personat që vuajnë nga shtypja e ulët e gjakut, tha në fund dr. Kryeziu./tv prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.