18-05-2024

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës, arrestohen 24 shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria në Austri

Autoritetet austriake kanë shkatërruar një rrjet trafikantësh droge të përbërë nga shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria. 
Gjatë aksionit të policisë në Vjenë, u arrestuan 24 persona, dhe u sekuestruan 200,000 euro, raporton “Reporters”.

Personat mes moshës 18 dhe 48 vjeç u arrestuan dhe të gjithë u akuzuan për trafik droge.

Ky grup vepronte në tetë rrethe austriake. Ata shisnin lëndë narkotike në kafene, në rrugë dhe nga makinat.

Gjatë kontrollit në apartamentet e të akuzuarve, policia gjeti 2000 bimë kanabis me një peshë totale rreth 80 kilogramë, 3.1 kilogram kokainë dhe 204.000 euro.

Policia sekuestroi edhe tre automjete.

Asnjë koment

Comments are closed.