08-09-2024

Dyshohet se alpinisti kosovar humbi jetën në Valbonë – vazhdon operacioni për gjetjen e tij

Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë.

Ai dyshohet se ra në greminë nga një lartësi për shkak të terrenit të thepisur malor.

Në ndihmë u ka dalë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

ShKShMK ka njoftuar pak më parë se së bashku me autoritetet shqiptare po vazhdojnë kërkimin për gjetjen e alpinistit kosovar.

“ShKShMK së bashku me autoritetet Shqiptare vazhdon me operacionin e Kerkim-Shpetimit në majën e Thatë”, thuhet në njoftim. /GS

P. S Fotoilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.