Dyshohet se ka vjedhur derivatet e kompanisë, arrestohet një person në Malishevë
Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar një person në Komunën e Malishevës, pasi dyshohet se i njëjti kishte vjedhur derivate nafte nga veturat e kompanisë.
Një njoftim i tillë është bërë i ditur nga raporti 24 orësh i PK-së, ku thuhet se arrestimi është bërë të hënën, në ora 21:55, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur derivate nafte nga veturat e kompanisë”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi