E dhimbshme: Pak para u bën me shtëpi të re nga bamirësit, 10 vjeçari nga Hasi ndahet nga jeta
Të shpeshta janë rastet kur shqiptarët solidarizohen me njëri-tjetrin, për t’i dalë në ndihmë për çfarëdo që kanë nevojë.
Të shumta janë edhe shtëpitë që janë ndërtuar nga bamirës të shumtë. Është pikërisht edhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ që shpesh herë ka gëzuar familje të shumta duke i bërë me shtëpi të reja.
Por një rast shumë i ndjeshëm u bë i ditur nga Halil Kastrati sonte.
10 vjeçari, Hamdiu nga fshati Krajk i Prizrenit ka ndërruar jetë pas problemeve shëndetësore që pati.
Vogëlushi para disa muajve ishte bërë me shtëpi të re dhe kishte premtuar se do të mundohej të ushqehej dhe se do të ishte mirë, por 10 vjeçari u nda së fundi nga jeta./Indeksonline/