E konfirmuar: S’ka kosovarë të lënduar në sulmin terrorist në Vjenë
Nga sulmi terrorist që ndodhi në Vjenë të Austrisë nuk ka pësuar asnjë kosovar.
Këtë e ka konfirmuar Ambasadori i Kosovës atje, Lulzim Pllana, nëpërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri.
“Në këto momente të vështira jemi me banorët e Vjenës ku ndodhën disa sulme terroriste. Për momentin dihet se diku rreth orës 20:00 ka pasur disa të shtëna, duke filluar nga Seitenstettengasse”, ka shkruar Tahiri në Facebook
“Ambasadori ynë, Lulzim Pllana e konfirmoi se stafi ynë diplomatik është i sigurtë dhe se për momentin nuk ka ndonjë qytetarë të Kosovës të lenduar”.