20-04-2024

E mitura në Suharekë “zhduket” për të bashkëjetuar me një person

Një vajzë e mitur nën moshën 16 vjeç në Suharekë është larguar nga shtëpia e saj pa lënë informacione për vendndodhjen.

Rasti është raportuar në polici, tri ditë më parë, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Është raportuar se viktima femër kosovare-e mitur është larguar nga shtëpia dhe pasi disa informatave nga familjaret dyshohet se ajo ka shkuar të bashkëjetoj me një person mashkull kosovar, ketë e ka konfirmuar babai i djalit. Ende nuk dihet vend-ndodhja e tyre, policia janë duke i kërkuar”, thuhet në raportin e PK-së./GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.