E mitura sulmohet seksualisht nga punëtori teknik i një shkolle në Malishevë
Një nxënëse e mitur në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë është sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i dyshuari është arrestuar.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual””. Ka thënë Elezaj për Klankosova.tv.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Lexo edhe: