25-04-2024

Prizren: Vodhi laptop në ‘Neptun’, policia e kap hajnin

Menaxheri i kompanisë ‘Neptun’ në Prizren, ka lajmëruar të mërkurën një rast të vjedhjes.

Ai ka raportuar në policisë se me datën 15.11.2022 rreth orës 19:13, një person i panjohur kishte vjedhur një ‘laptop HP’ dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur. Vlera e laptopit është 700 euro.

Pas sigurimit të provave është arritur të identifikohet i dyshuari U.M., 1982 i cili ka pranuar se kishte kryer vjedhjen.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën penale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar/ Departamenti për krime të përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për 48 orë./IO/

Lexo edhe:

Therje me thikë në lagjen “28 Nëntori” ( Ortakoll), një person në gjendje të rëndë ( foto)

Asnjë koment

Comments are closed.