Një lajm i hidhur ka tronditur sot tërë vendin pasi një i mitur ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në trafik në fshatin Joviq të Malishevës.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:20.
“Rreth orës 14:20 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Joviq-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet udhëtarësh dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës (i mitur) ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”- ka konfirmuar Elezaj./Gazeta Sinjali
PS Foto nga arkivi