27-07-2024

Ballkani nxjerr një pikë në Kazakistan

Ballkani ka barazuar me Astanën me rezultat 0:0 në kuadër të Ligës së Konferencës.

’90 – Loja hyn në minutat shtesë. Rezultati vazhdon të jetë i bardhë derisa gjyqtari i katërt ka shtuar katër minuta për këtë takim.

’80 – Kanë kaluar 80 minuta lojë, në takimin ndaj Astanës dhe Ballkanit. Rezultati vazhdon të jetë 0:0, derisa skuadra kosovare vazhdon ta posedojë topin.

’49 – Ballkani rrezikon ndaj Astanës, me goditjen e Nazmi Gripshit, por goditja e tij përfundoi jashtë porte. Posedimi i topit aktualisht është në anën e Ballkanit.

’46 – Fillon pjesa e dytë e takimit ndërmjet, Astanës dhe Ballkanit. Rezultati aktual i takimit është 0-0. Një fitore e sontme do t’i rriste gjasat Ballkanit që të vazhdojë tutje në Ligën e Konferencës.

’45 – Ka përfunduar pjesa e parë e takimit, në mes Astanës dhe Ballkanit. Rezultati i ndeshjes, mbetet ende 0-0. Posedimi i topit në pjesën e parë ishte në të mirë të kampionit të Kosovës, Ballkani.


’30 – Kalon gjysmë ore lojë, në përballjen ndaj Astanës dhe Ballkanit, derisa rezultati vazhdon të jetë 0:0.


’10 – Kalojnë pesëmbëdhjetë minuta lojë, në përballjen ndaj Astanës dhe Ballkanit.

Rezultati aktual i takimit, është 0-0. Posedimi i topit është në anën e skuadrës së Astanës.


’01 –  Ka filluar ndeshja ndërmjet kampionit të Kosovës, Ballkanit dhe Astanës.

Kjo ndeshja që luhet në Kazakistan është e vlefshme për Ligën e Konferencës, transmeton KlanKosova.tv.

Ballkani renditet në vendin e tretë me po kaq pikë në Grupin C, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi që është në vendin e dytë dhe Astana në vendin e katërt.

Një fitore do t’i rriste gjasat Ballkanit që të vazhdojë tutje në garën e tretë për nga rëndësia në futbollin evropian.

 

Asnjë koment

Comments are closed.